LAJMI I FUNDIT:

Publikuan video me udhëzime të detajuara për vjedhjen e veturave, a do t’i heq YouTube ato?

Publikuan video me udhëzime të detajuara për vjedhjen e veturave, a do t’i heq YouTube ato?

Në trend është sfida e TikTokut, ku përdoruesit bëjnë thirrje që të tentohet vjedhja e veturave të caktuara të prodhuesve korean.

Bëhet fjalë për modelet e lira të prodhuara pas vitit 2011, që nuk kanë sistemin elektronik të bllokimit të motorit, transmeton Telegrafi.


Për këtë sfidë vitin e kaluar në shtete të caktuara në SHBA, është shënuar rritje drastike e vjedhjeve të këtyre veturave.

Milwaukee është i pari që u godit, me 66 për qind të 10.500 veturave të vjedhur që ishin të markave Kia apo Hyundai.

Si pjesë e përpjekjes, Byroja Kombëtare e Krimit të Sigurimeve (NICB), Koalicioni i Mashtrimit të Sigurimeve dhe Shoqata Ndërkombëtare e Hetimeve Speciale, i dërguan një letër të përbashkët drejtoreshës ekzekutive të YouTube, Suzan Vojcicki, duke i kërkuar asaj të heqë videot “si të” që përmbajnë udhëzime të detajuara për vjedhjen e veturave.

NICB ka njoftuar se në disa rajone është regjistruar rritje e vjedhje të veturave Hyundai dhe Kia, që shkon deri në 936 për qind.

Los Angeles ka shënuar rritje prej 85 për qind, Saint Louis, 48, Milwaukee në anën tjetër ku edhe filloi trendi, ka rritje aq të madhe të vjedhje që 66 për qind e 10.500 veturave të vjedhura ndodhën në mjetet motorike Kia apo Hyundai. ?Telegrafi/