LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e konfrontimit të Sadio Manes me gazetarin

Publikohet videoja e konfrontimit të Sadio Manes me gazetarin

Sadio Mane i është kundërpërgjigjur një gazetari teksa spekulimet po shtohen për të ardhmen e tij në Bayern Munich, me sulmuesin të lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Anësori thuhet se ka zhvilluar bisedime për t’iu bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite – Al Nassr, që do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon.


Mane kishte një sezon zhgënjyes në Gjermani pas kalimit prej 40 milionë euro nga Liverpooli verën e kaluar dhe nuk besohet të jetë pjesë e planeve të trajnerit Thomas Tuchel.

Dikur tha se nuk donte ta bëjë jetën e tij, tash Mane është shumë afër që t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Dikur tha se nuk donte ta bëjë jetën e tij, tash Mane është shumë afër që t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite

Janë shfaqur pamjet e Manes duke u konfrontuar verbalist me një gazetar për një intervistë të mundshme.

Mane e refuzoi kërkesën me sulmuesin duke iu referuar titujve të shumtë negativë rreth tij në shtypin gjerman gjatë sezonit të tij në Bayern.

“Ju po më gozhdoni çdo ditë dhe tani doni që unë të flas me ju”, i thotë Mane – gazetarit.

Al-Nassr po përgatit një tjetër "bombë" në këtë afat kalimtar: Sadio Mane afër t'i bashkohet Cristiano Ronaldos
Lexo po ashtu Al-Nassr po përgatit një tjetër "bombë" në këtë afat kalimtar: Sadio Mane afër t'i bashkohet Cristiano Ronaldos

Ish-lojtari i Liverpoolit, i cili kohët e fundit u votua si transferi më i dështuar në Bundesligë sezonin e kaluar, u bë kryefjalë për përplasjen e tij me shokun e skuadrës Leroy Sane në prill.

Mane  e goditi Sane në fytyrë pas humbjes 3-0 nga Man City në Etihad në prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori