Tashëm është publikuar video ku Cristiano Ronaldo flet në zhveshtore të Portugalisë pak minuta pas triumfit të portugezëve në “Euro 2016”.

Në atë ndeshje Portugalia kushte mposhtur Francën pas vazhdimeve 1-0.


“Askush nuk besoi te ne, por ne fituam. Ne jemi në histori pasi jemi ekipi i parë që e arriti këtë”.

“Fituam falë, trajnerit, gjithë stafit dhe lojtarëve që sakrifikuan dhe u munduan në çdo ndeshje. Jam njeriu më i lumtur, më besoni - më i lumturi në botë”.

“Çmimet individuale, Liga e Kampionëve, nuk mund të krahasohen me gëzimin që kam që fituam Kampionatin Evropian”, ka thënë Ronaldo para të gjithëve duke e falënderuar trajnerin që besoi në këtë djem.

Ronaldo nuk e zhvilloi të gjithë ndeshjen ku u lëndua. /Telegrafi/

telegrafi sport app