LAJMI I FUNDIT:

Publikohet sërish videoja në të cilën Drake puth dhe përkëdhel një 17-vjeçare në skenë

Publikohet sërish videoja në të cilën Drake puth dhe përkëdhel një 17-vjeçare në skenë
Drake (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Drake është vënë në qendër të një skandali, pasi në internet janë rishfaqur xhirimet nga një koncert i vitit 2010, në të cilin ai shfaqet duke e puthur një vajzë 17-vjeçare.

Siç transmeton The Sun, në video, reperi shihet teksa flirton dhe i thotë fjalë me përmbajtje eksplicite vajzës që është ngjitur në skenën e koncertit në teatrin Ogden në Kolorado.


Muzikanti, i cili asokohe ishte 23 vjeçar, e ka pyetur vajzën se sa vjeçe është, ndërsa është befasuar kur ajo i ka thënë se i ka vetëm 17 vjet.

Pasi e ka lavdëruar me fjalë fizikun e saj, i ka thënë se megjithatë është “e plotë”. Teksa komentet shokuese kanë vazhduar kur i është drejtuar gjoksit të saj.

Lajmet për DRAKE
Lexo po ashtu Lajmet për DRAKE

“Më pëlqen ndjesia e gjoksit tënd në gjoksin tim. Vetëm dua të të falënderoj”, ka thënë Drake.

Drake (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Reperi më pas e ka puthur në dorë, në fytyrë dhe në buzë para se vajza të largohej nga skena, ndërsa më herët e kishte puthur edhe në qafë.

Xhirimi nga viti 2010 është publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa reagimet më të shumta kanë ardhur nga përdoruesit e Twitterit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për sjelljen e yllit kanadez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori