LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paraqitja e shkurtër zyrtare e “X-Men: Apocalypse” (Video)

Publikohet paraqitja e shkurtër zyrtare e “X-Men: Apocalypse” (Video)

Është publikuar paraqitja e shkurtër e “X-Men: Apocalypse”, filmit të ri për superheronjtë që është vazhdim i karaktereve të X-men nga Marvel.

Në fakt, ky është vazhdimi i “X-Men: Days of Future Past” nga viti 2014 dhe është vazhdimi i nëntë në total në serinë e filmave X-Men.


Regjinë e ka bërë Bryan Singer, skenarin e ka shkruar Simon Kinberg, ndërsa ekipin e aktorëve e përbëjnë: James McAvoy, Michael Fassbender, Jennifer Lawrence, Oscar Isaac, Nicholas Hoult, Rose Byrne, Tye Sheridan, Sophie Turner, Olivia Munn e Lucas Till.

Në këtë film, mutanti En Sabah Nur zgjohet pas një mijë vitesh dhe kur e sheh se çfarë ka ndodhur me botën, vendos që ta udhëheqë vet.

Filmi do të fillojë të shfaqet nëpër kinema nga 27 maji. /Telegrafi/