LAJMI I FUNDIT:

Publikohet pak nga kënga e re e Era Istrefit, një pjesë e tekstit është në shqip

Publikohet pak nga kënga e re e Era Istrefit, një pjesë e tekstit është në shqip
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, i bëri krenarë shqiptarët këtë vit me paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror 2018, ku këndoi himnin “Live it up” së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

“Prisoner” dhe “Oh God” janë këngët që pasuan më pas, dhe që u pritën mirë nga fansat e këngëtares.

Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi gjatë interpretimit të “Live it up” në kampionatin Botëror 2018 (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Era së shpejti pritet të publikoj edhe një këngë të re, e cila titullohet “Where’s your love boy”, dhe vjen në bashkë me Hitimpulse, të cilët po ashtu janë pjesë e kompanisë së famshme “Sony Ultra Music”.

Një pjesë e kësaj kënge është publikuar në YouTube në kanalin “Star Channel”, gjersa e plotë pritet të publikohet për disa javë.

E veçanta e kësaj kënge, është se në një pjesë të kësaj kënge, Istrefi do të këndojë edhe në shqip.

“Për çdo ish ka një kiss”, janë disa nga vargjet që ajo do të këndojë në këngë, vargje të cilat rrodhën ilegalisht mbrëmë (e mërkurë) në faqen e Genius.

Era Istrefi pozon provokuese para pasqyrës duke vënë në pah gjoksin atraktiv
Lexo po ashtu Era Istrefi pozon provokuese para pasqyrës duke vënë në pah gjoksin atraktiv

Mirëpo me ndërhyrjen e menaxhmentit, teksti është hequr nga kjo faqe, ndërsa i disponueshëm për fansat është vetëm refreni i këngës në anglisht, i publikuar në SongeTexte.

E plotë, kënga “Where’s your love boy” pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori