LAJMI I FUNDIT:

Publikohen të tjera fotografi të Dua Lipës në një dalje publike me të dashurin e ri Callum Turner

Publikohen të tjera fotografi të Dua Lipës në një dalje publike me të dashurin e ri Callum Turner
Foto: The Sun

Dua Lipa duket se tashmë është në një lidhje të re me aktorin në ngjitje të famës, Callum Turner.

Fotografitë ekskluzive qarkulluan pak ditë më parë, gjersa tabloidi britanik The Sun ka sjell së fundmi imazhe të tjera nga ajo që besohet të jetë paraqitja publike e dyshes së fundmi.


Imazhet tregojnë këngëtaren shqiptare dhe partnerin e saj duke dalë së bashku në publik për herë të parë në publik që kur u zbulua se kishin nisur një lidhje së bashku.

Foto: The Sun

Dua nuk mund të mbante buzëqeshjen larg fytyrës teksa dilte nga darka me yllin e “Fantastic Beasts” dhe miqtë e tyre të përbashkët në restorantin “R+D Kitchen” në Los Angeles.

Burimet pranë dyshes thonë se Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje: Ata 'çmenden' pas njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Burimet pranë dyshes thonë se Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje: Ata 'çmenden' pas njëri-tjetrit

E mbrëmja nuk mbaroi aty, pasi Dua shkoi drejtpërdrejt në një pyetje dhe përgjigje me fansat me Callumin për serialin e tij të ri në Apple+ TV, “Masters Of The Air”.

Foto: The Sun

Një burim tha: “Dua dhe Callum po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po argëtohen shumë së bashku. Kur ajo përfundoi në ceremoninë e çmimeve, shkoi për të ngrënë darkë me Callumin dhe më pas shkoi me të në punën e tij. Dua nuk dukej më e lumtur tani dhe të gjithë rreth saj e duan ta shohin kështu”.

Dua Lipa do të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, "Grammy Awards 2024"
Lexo po ashtu Dua Lipa do të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, "Grammy Awards 2024"

Dua Lipa, e cila do të paraqitet përkrah Henry Cavill në filmin e ardhshëm “Argyle”, ka një vit të madh përpara me premierën e filmit dhe albumit të saj të tretë.

Foto: The Sun

Ajo tha për albumin: “Muzika është gjithmonë prioriteti. Është fëmija im. ‘Houdini’ është një këngë ritmike në album. Është jashtëzakonisht e nxehtë. Gjithë albumi është me versione të ndryshme të këngëve dashurie”.

Dua u shpreh në tapetin e kuq të çmimeve “Critics Choice”: “Ky moment është perfekt. Është perfekt. Viti 2024 është i mrekullueshëm”.

Foto: The Sun

Callum më parë ka qenë i lidhur me aktoren e “The Crown” dhe “Mission: Impossible”, Vanessa Kirby.

Ndërsa Dua Lipa, para lidhjes me Callum ka qenë në marrëdhënie me regjisorin francez Romain Gavras, me të cilin vite më parë ka qenë në lidhje edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora. /Telegrafi/

Foto: The Sun

Foto: The Sun

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori