LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,97% në raport me vendimin e datës 6.10.2023, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër.


Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,886 den/kg dhe tani do të jetë 45,087 den/kg.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 82,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 45,087 (denarë/kilogram)./Telegrafi/