LAJMI I FUNDIT:

PSP heton pasurinë e Taleskit edhe në Kroaci

PSP heton pasurinë e Taleskit edhe në Kroaci

Hetimi për rastin “Transporter”, në të cilin i dyshuari kryesor është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, ka arritur në Kroaci, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria speciale ka marrë informacion se Taleski posedon një shtëpi në det, pas së cilës institucioni i ka dërguar një kërkesë institucioneve kroate për të kontrolluar në emër të Taleskit ka pronë në këtë vend, thonë burimet e PSP për TV Nova.


Sipas burimeve, autoritetet kroate thanë se në emër të Taleskit nuk ka asnjë pronë në Kroaci, por ekziston mundësia të posedojë pronë në emër tjetër, i afërt me kryetarin e komunës.

TV Nova ka kërkuar Taleskin të komentojë nëse ai posedon prona në këtë vend, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve tona. /Telegrafi/