LAJMI I FUNDIT:

PSG vihet në alarm, dalin detaje mbi klauzolën e lirimit të Rafael Leaos

PSG vihet në alarm, dalin detaje mbi klauzolën e lirimit të Rafael Leaos

Tashmë është bërë e ditur se Paris Saint-Germain ka identifikuar yllin e Milanit, Rafael Leao, si objektivin kryesor të afatit veror, në rast se Kylian Mbappe vendos përfundimisht që të largohet.

Sipas raportimeve nga Franca, klauzola e lirimit të Leaos prej 175 milionë eurosh në kontratën e tij me Milanin, është e vlefshme për vetëm 10 ditë të afatit kalimtar veror, andaj PSG duhet të veprojë shpejt në rast se duan transferimin e tij.


Leao jo shumë kohë më parë ka nënshkruar një kontratë të re me “Rossonerët”, ku aty ishte përfshirë klauzola e lirimit, detajet e së cilës nuk ishin bërë të ditur asnjëherë deri më tash.

Sidoqoftë, Footmercato ka arritur të zbulojë se kjo klauzolë mund të paguhet në disa rata, diçka që do e lehtësonte procedurën e negociatave mes dy palëve.

Është bërë e ditur se ka një limit kohor dhe tashmë edhe detajet e kësaj klauzole janë bërë të ditura.

Raporti shton se periudha kohore e cila vlen për aktivizimin e klauzolës së portugezit është mes datave 5 korrik deri më 15 korrik.

Përveç PSG-së, interesim për Leaon ka edhe nga Liga Premier, ku vlen të theksohet interesimi i Chelseat dhe Liverpoolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori