LAJMI I FUNDIT:

PSG do ta blej përfundimisht Alessandro Florenzin

PSG do ta blej përfundimisht Alessandro Florenzin

Paraqitjet e Alessandro Florenzi duket se kanë bindur drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, i cili aktualisht është i huazuar nga klubi i Romës.

Mbrojtësi i djathtë italian ka qenë fantastik këtë edicion me parisienët, duke luajtur në të gjitha takimet.

Italiani nuk ishte në planet e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca dhe Giallorosët vendosën për huazimin e tij.

29-vjeçari, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për mbrojtjen e parisienëve duke e ndihmuar skuadrën edhe në sulm, pasi në 16 aktivizime ka realizuar edhe dy gola, duket se do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Reklama

Klubi i presidentit Al-Khelaifi do t’i paguajë Romës shumën e tetë milionë eurove për ta blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

Reklama

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe skuadra italiane Atalanta, por duket se Florenzi dëshiron ta vazhdoj karrierën në Ligue 1.

Mediat në Itali kanë raportuar se Roma ende nuk ka pranuar ofertën e PSG-së, pasi në rast të largimit të Fonsecës nga klubi, Florenzi mund të rikthehet në kryeqytetin italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Ndërkombëtare
Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Ligue 1
Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Ndërkombëtare
Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Serie A
Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

La Liga
Nagelsmann nuk u përshëndet nga plotë 14 futbollistë të Bayernit, ndër ta edhe shumë senator të ekipit

Nagelsmann nuk u përshëndet nga plotë 14 futbollistë të Bayernit, ndër ta edhe shumë senator të ekipit

Bundesliga
Kalo në kategori