LAJMI I FUNDIT:

PSG në pritje të Fair Play Financiarit të UEFA-s: A do të mund klubi t’i mbajë të gjithë yjet e tyre?

PSG në pritje të Fair Play Financiarit të UEFA-s: A do të mund klubi t’i mbajë të gjithë yjet e tyre?

Lionel Messi është afrimi i fundit në skuadrën e Paris Saint-Germain që është mbushur me yje si Neymar, Kylian Mbappe, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.

Sidoqoftë, tifozët e futbollit kanë shumë pyetje lidhur me këto lëvizje, veçanërisht nëse një skuadër që tani fiton në total prej më shumë se 300 milionë euro neto, a është në përputhje me rregulloret e UEFA -s për Fair Play Financiar (FFP).


Së pari, lëvizjet e fundit të PSG, janë lejuar të ndodhin sepse rishikimi i FFP do të vijë në fund të sezonit 2021/22, me shifra të llogaritura gjatë dy sezoneve të mëparshme, në vend që rishikimi i faturës së pagave të bëhet para fillimit të sezonit, siç është rasti në La Liga.

Gjithashtu, një arsye tjetër është se në Ligue 1 nuk ka kufi pagash.

PSG kishte humbje prej 200 milionë eurosh sezonin e kaluar, dhe duke pasur parasysh shpenzimin aktual prej 300 milionë eurosh neto në skuadrën aktuale, kjo është kundër asaj që kërkohet nga FFP.

Mbi 300 milionë euro paga vjetore – përfitimet marramendëse të lojtarëve të PSG-së
Lexo po ashtu Mbi 300 milionë euro paga vjetore – përfitimet marramendëse të lojtarëve të PSG-së

Messi është përfituesi më i madh në skuadër, me një pagë vjetore prej 40 milionë eurosh neto, i ndjekur nga Neymar me 36.8 milionë euro neto çdo vit dhe Mbappe, i cili fiton 25 milionë euro neto.

Nuk është vetëm tridenti sulmues shpenzues i madh, pasi klubi paguan Sergio Ramos 20 milionë euro neto, ndërsa Donnarumma, Marquinhos, Marco Verratti, Angel Di Maria, Keylor Navas, Presnel Kimpembe dhe Mauro Icardi,  fitojnë mes 10 dhe 15 milionë euro secili.

Nasser Al-Khelaifit i është dashur të japë shuma të mëdha për të krijuar këtë super-ekip, në kundërshtim me kërkesat e FFP, ndërsa tani shumë klube dhe tifozë kanë dyshime e tyre nëse klubi parisien do të jenë në gjendje të mbajnë të gjithë yjet e tyre.

Zgjidhja për të larguar kokëçarjet, sulmet, por edhe dënimin, mund të jetë shitja e një ylli, që do të sillte të ardhura dhe do të lehtësonte arkat e klubit.

Në Real Madrid, besojnë se kjo situatë e krijuar iu hap atyre rrugë për të nënshkruar me Kylian Mbappe, pasi Al-Khelaifi do të detyrohet të pranojë një ofertë për yllin francez.

Bayern Munich në anën tjetër duket se do të bëjë edhe një herë presion mbi UEFA-n për të imponuar rregulloret e FFP-së, pasi edhe më parë kanë pasur kërkesa në lidhje me harxhimet e PSG-së dhe Manchester Cityt, ku dënimet për to nga gjermanët janë cilësuar si të buta.

Gjithashtu, presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka deklaruar se një rrugë e vështirë i pret klubit parisien.

“PSG do të duhet të balancojë shumë numrin e tyre. Ata duhet ta lënë një lojtar të shkojë këtë verë”.

“Unë mendoj se është një situatë e komplikuar për ta”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori