LAJMI I FUNDIT:

PSG në bisedime me agjentin e Mourinhos, portugezi mund ta marrë drejtimin e parisienëve

PSG në bisedime me agjentin e Mourinhos, portugezi mund ta marrë drejtimin e parisienëve

Jose Mourinho pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij do të jetë në Francë.

Trajneri portugez është i lumtur që drejton Romën, por ka pasur përplasje me drejtuesit e klubit.


Kësisoj largimi i tij në fund të sezonit nga Roma duket i pashmangshëm dhe gjiganti francez Paris Saint Germain është favoriti kryesor për të nënshkruar me të.

RCM Sport ka raportuar se drejtuesit e PSG-së kanë zhvilluar tanimë disa takime me menaxherin e portugezit, Jorge Mendes.

Special One ka dëshirë të punoj në Francë dhe ka raporte të shkëlqyera me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos.

Mbajti mikrofon “për t’u mbrojtur” nga gjyqtari i fundit, Mourinho tash përballet me Marescan që e tërboi në edicionin e kaluar
Lexo po ashtu Mbajti mikrofon “për t’u mbrojtur” nga gjyqtari i fundit, Mourinho tash përballet me Marescan që e tërboi në edicionin e kaluar

Gjithsesi bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Mourinhos.

Nga ana tjetër mediat italiane kanë raportuar se Mourinho mund të mbetet te Roma vetëm nëse e fiton Ligën e Evropës dhe skuadra e tij do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori