PSG merr lajmin e madh, ylli i skuadrës kalon lëndimin dhe do të luaj në finale ndaj Arsenalit

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shumë pozitiv para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, pasi Achraf Hakimi pritet të rikthehet në kohë për sfidën e 30 majit.
Sipas raportimeve të “L’Equipe”, mbrojtësi maroken do t’i rikthehet stërvitjeve të plota gjatë kësaj jave dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës për finalen e madhe.
Achraf Hakimi kishte mbetur jashtë fushave që nga dëmtimi në kofshë i pësuar gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Kthimi i tij konsiderohet një përforcim i madh për klubin parisien, i cili synon të fitojë titullin e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi tashmë ka siguruar trofeun e Ligue 1.
Ndërkohë, edhe Ousmane Dembele vazhdon të jetë nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të një problemi në pulpë, por sipas raportimeve pjesëmarrja e tij ndaj londinezëve nuk është në rrezik. /Telegrafi/


















































