LAJMI I FUNDIT:

PSG gati për revolucion, shumë lëvizje priten në verë

PSG gati për revolucion, shumë lëvizje priten në verë

Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve në ndeshjet me Real Madridin, Paris Saint-Germain ka filluar të mendojë për ndryshime të mëdha në skuadër. 

Edhe pse titujt i kanë renditur në kampionatin vendas, opsesioni mbetet Evropa, ku në dy vitet e fundit nuk po arrin të shkojë më lartë se sa 1/16-ta.


Edhe pse u pa si skuadër që mund t’i bëjë ballë Real Madridit, ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Edhe 420 milionë eurot e harxhuara nuk kryen punë, me blerjet e Neymar dhe Kylian Mbappe.

(Foto: Getty Images)

Klubet e tjera si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich, kanë harxhuar më pak, por mbeten në garë.

Trajneri i ri 

Klubi tani ka filluar të mendojë për një trajner të ri që do të arrinte sukses në Ligën e Kampionëve.

Antonio Conte është në krye të listës pasi di si ta përballojë një skuadër plot me yje.

Jose Mourinho dhe Antonio Conte (Getty Images)

Tjetër opsion mbetet Mauricio Pochettino që po punon mirë me Tottenham Hotspur.

Po ashtu edhe Jose Mourinho dhe Diego Simeone, janë në listë.

Një verë me shumë lëvizje

Financial Fair Play e ka mbështetur për muri PSG-në, ku klubi duhet të shesh që në fillim të qershorit.

Ata duhet t’i mbyllin bilancet e blerjeve të Neymar dhe Mbappe.

Angel Di Maria dhe Adrien Rabiot do të mbeten pa kontrata në vitin 2019, nga kjo kthehen në favorit për tu shitur.

Rabiot

Forcat e reja 

Për portën, Jan Oblak, është emri i preferuar për portier, por shuma e kërkuar për të ka stopuar paksa klubin francez.

Kevin Trapp pritet të lartohet, por jo portieri aktual Alphonse Areola.

Gianluigi Donnarumma dhe Thibaut Courtois, po ashtu mbeten opsione.

(Foto: Getty Images)

Mbrojtja  

Layvin Kurzawa nuk i ka përmbushur pritshmërinë dhe pritet të largohet nga klubi. Dani Alves mbetet, por Thomas Meunier mund të largohet që të kërkojë më shumë minuta. Marquinhos qëndron, por te Thiago Silva, ka termet nën këmbët e tij.

Një zëvendësues për  Thiago Mottan 

Klubi duhet të fillojë të kërkojë një zëvendësues për italo-brazilianin. Lassana Diarra, nuk shihet si zëvendësues ideal.

Një sulmues konkurrent për Edinson Cavanin

Pas dështimit ndaj Madridit, është shtuar pyetja se a i duhet një sulmues tjetër klubit që ta ndajë fushën me Cavanin.

Klubi ka lojtarë si Julian Draxler, Di Maria, Javier Pastore dhe Goncalo Guedes (huazim).

(Foto: Getty Images)

Pastore mund të largohet, ndërsa edhe Draxler dhe Di Maria, shihen në këtë rrugë. Guedes, mund të kthehet nga Valencia ku po shkëlqen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori