LAJMI I FUNDIT:

PSG është pajtuar me largimin e Mbappes nga klubi dhe një detaj e ka konfirmuar

PSG është pajtuar me largimin e Mbappes nga klubi dhe një detaj e ka konfirmuar

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë pajtuar me largimin e Kylian Mbappes nga klubi, ndonëse janë përpjekur me të gjitha forcat që ta bëjnë atë të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë karrierën në klubin francez.

Mbappe erdhi te PSG në vitin 2017 nga Monaco dhe shënoi 255 gola dhe 108 asistime në 306 ndeshje në të gjitha garat.


Pothuajse çdo vit mediat botërore e “lëviznin” Mbappen nga Parisi dhe më në fund ia dolën t’ia arrijnë ‘qëllimit’.

Edhe pse presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka deklaruar publikisht se nuk ka arritur ta bind Mbappen për të mos u larguar nga klubi dhe lëvizja e fundit e parisienëve sugjeron se kapiteni i Francës do të luajë vetëm disa ndeshje të tjera për klubin francez.

Gjegjësisht, në profilin zyrtar të PSG-së në platformën X është publikuar një video që paralajmëron fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Në video, futbollistët e PSG-së të veshur me fanellën e sezonit 2024/2025 po ndryshojnë me shpejtësi dhe mes tyre nuk shihet Mbappe.

Kjo padyshim do të thotë se Mbappe po largohet nga PSG dhe destinacioni i tij i ardhshëm duhet të jetë Real Madrid. /Telegrafi/