LAJMI I FUNDIT:

Pse Usher mbante doreza gjatë performancës së tij në Super Bowl? Fansat kanë një teori

Pse Usher mbante doreza gjatë performancës së tij në Super Bowl? Fansat kanë një teori
Usher

Usher performoi në pjesën e parë të “Super Bowl” dhe fansat vunë re një detaj interesant që ndezi një debat në internet.

Ndonëse gjatë performancës ndërroi rrobat disa herë, madje në një moment hoqi edhe këmishën, Usher kishte veshur doreza gjatë gjithë kohës.


Ka pasur teori të ndryshme se përse i ka veshur dhe fansat e tij besojnë se ka pasur një arsye të veçantë për këtë.

Usher

Përkatësisht, në prag të performancës së tij në “Super Bowl”, Usher zbuloi për fansat se çfarë mund të presin nga ky shou.

Të gjitha lajmet nga Usher
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Usher

Një dedikim për Michael Jackson?

Për shkak të kësaj deklarate, fansat janë të bindur se Usher i ka veshur dorezat si një nderim për Michael Jackson.

Këngëtari ndërroi disa palë doreza gjatë performancës, dhe njëra prej tyre ishte një dorezë e bardhë dhe vezulluese, e ngjashme me atë që mbante Michael Jackson.

Usher

Ylli i ndjerë i popit shpesh dilte në skenë me vetëm një dorezë të bardhë dhe fansat shkruajnë se Usher i bëri homazhe Jackson me këtë.

Disa madje shkruan se si vunë re që Usher kishte lëvizje të ngjashme kërcimi me Jackson gjatë performancës së tij.

Michael Jackson

Kujtojmë se Jackson performoi në pjesën e parë të “Super Bowl” në 1993 dhe kështu vendosi standardin për ata që erdhën pas tij.

Ajo performancë u emërua si një nga më të mirat në historinë e NFL. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori