Pedro Sanchez ka nisur një turne në Lindjen e Mesme të goditur nga konflikti, duke e pozicionuar vendin pothuajse si një aleat i Palestinës.
Kryeministri spanjoll po viziton kontinentin aziatik, por në vazhdën e konfliktit Izrael-Hamas, udhëtimi ndoshta nuk do të jetë aq formal sa ai i liderëve të tjerë evropianë.
Spanja ka qenë historikisht afër botës arabe dhe, si e tillë, kombi spanjoll po përpiqet në mënyrë aktive të shtyjë një linjë më të favorshme për aspiratat palestineze.
Është një qasje që Sanchez e ka mbrojtur edhe gjatë vizitës që po bën në rajonin e goditur nga konflikti, raporton euronews.
I riemëruar vetëm një javë më parë për një mandat të ri katërvjeçar, kryeministri është takuar të enjten me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael ndërsa të premten do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor.
I pari i qeverisë spanjolle ka bërë thirrje për krijimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez pas takimit me kryeministrin izraelit.
Sanchez pas takimit me Abbasin do të udhëtojë drejt Egjiptit, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin Abdel Fattah al-Sissi dhe Ahmed Aboul Gheit, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe.
Këto takime i japin kryeministrit spanjoll edhe një mundësi për të bërë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza si dhe mbajtjen e një samiti urgjent të paqes.
Spanja shpreson se do të ketë një zgjidhje politike për konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve – bazuar në dy shtete.
Pse Spanja është kaq e hapur për njohjen e shtetit palestinez?
Në një fjalim të mërkurën e kaluar, Sanchez premtoi se “angazhimi i parë” i qeverisë së re në politikën e jashtme do të ishte “angazhimi në Evropë dhe Spanjë për të njohur shtetin palestinez”.
Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte “në anën e Izraelit” përballë “sulmit terrorist” të kryer nga Hamasi më 7 tetor, por gjithashtu i bëri thirrje shtetit hebre që t’i japë fund “vrasjeve pa dallim të palestinezëve”.
Sipas Isaias Barrenada, profesor në Universitetin Complutense të Madridit, Sanchez shpreson se pozicioni spanjoll do të ketë “një efekt” në pjesën tjetër të BE-së.
Qëndrimi vjen në një kohë kur shumë vende perëndimore po përballen me kritika në botën arabe pasi që dukshëm mbështesin Izraelin.
Në vitin 2014, nën një qeveri konservatore, parlamenti spanjoll miratoi një rezolutë që bën thirrje për njohjen e shtetit palestinez, të mbështetur nga të gjitha partitë politike.
Megjithatë, votimi nuk ishte i detyrueshëm dhe nuk u pasua nga asnjë veprim, transmeton Telegrafi.
Në Evropë, disa vende e kanë ndërmarrë këtë hap në një mënyrë më efektive.
Ato përfshijnë Suedinë, Hungarinë, Maltën dhe Rumaninë – por asnjë nga vendet kryesore anëtare të BE-së nuk e ka bërë këtë, që do të thotë se Spanja mund të bëhet një pioniere.
Më herët këtë javë, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë – dhe një ish-ministër nën Sanchez – i tha El Pais se Spanja ishte vendi që “simpati të madhe për botën arabe”.
Një histori e shkurtër e marrëdhënieve spanjolle-arabe
Gjeografikisht e afërt me rajonin e Maghrebit në Afrikën Veriore, Spanja ktheu vëmendjen te vendet arabe gjatë diktaturës së Frankos, e cila zgjati nga viti 1939 deri në 1975, me qëllim që të shmangte izolimin nga Perëndimi.
Megjithatë, vetëm në vitin 1986, kombi vendosi marrëdhënie zyrtare me Izraelin.
Krijimi i marrëdhënieve shtetërore ishte vonuar si pasojë e tensioneve të lindura nga kundërshtimi i shtetit hebre ndaj hyrjes së Spanjës në Kombet e Bashkuara në fund të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të afërsisë me Gjermaninë naziste.
Në vitin 1993, ata luajtën një rol në Marrëveshjen e Oslos, përmes së cilës Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës njohën reciprokisht njëra-tjetrën si pjesë e procesit të paqes.
Në përgjithësi, megjithatë, Spanja mbetet e perceptuar nga shumë njerëz si një vend pro-arab.
Në fund të muajit tetor, një mini-krizë diplomatike shpërtheu me Izraelin pas deklaratave të diskutueshme të një ministri spanjoll të ekstremit të majtë, i cili foli për një “gjenocid të planifikuar” në Gaza.
Megjithatë, me pjesën më të madhe të Evropës pro-izraelite, Isaias Barrenada shpjegon se do të jetë një betejë e vështirë për Sanchezin.
“Është e vështirë të imagjinohet se Spanja ka kapacitetin për të riorientuar pozicionin evropian”, tha Barrenada për AFP, por “mund të kontribuojë për të treguar se ka ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq