LAJMI I FUNDIT:

Pse në Azi, konkurrenti yt nuk do që ti të vetëvritesh?

Pse në Azi, konkurrenti yt nuk do që ti të vetëvritesh?

Vetëvrasja është një dukuri e pranishme jo vetëm në shoqëritë tradicionale, por edhe në ato moderne, bashkëkohore. Madje, në këto të fundit ka përhapje më shqetësuese.

Në shoqëritë perëndimore, tradicionale dhe të ditëve tona, vetëvrasja ishte dhe është rrjedhim i pakënaqësisë së skajshme ndaj situatave ekonomike, politike, shoqërore të përkeqësuara. Ishte dhe një shprehje e zhgënjimit të thellë ndaj rrjedhës së jetës vetjake ose të shoqërisë.


Ndërsa, në kulturën tradicionale kineze, vetëvrasja simbolikisht shprehte pamjen më të skajshme të hakmarrjes ndaj konkurrentëve në ushtrimin e zejeve dhe sidomos në veprimtarinë tregtare.

Duke u shprehur për këtë dukuri në udhëpërshkrimet e tij për Kinën e viteve ‘20-‘30 të shekullit XX, shkrimtari Nikos Kazantzakis, ndër të tjera ka theksuar:

“Dy tregtarë rivalizojnë;, njëri që e ndjen se do humbasë, shkon dhe varet në dyqanin e kundërshtarit të tij, kështu që shkatërrohet dhe kundërshtari.

Një tjetër humbet të vetën dhe kërkon të shqyrtohet, por e keqja është se shkon dhe ai e vritet në prag të hakmarrësit të tij. E drejta shqyrtohet dhe thuajse gjithmonë gjyqtarët, të goditur nga lavdia që merr i vrari, i japin të drejtë. Mjeti më i zakonshëm i vetëvrasjes është varja, pastaj vjen mbidoza e hashashit dhe brisku.

Dhe, ai që vetëvritet, për të qenë i sigurt se vdekja do të shkatërrojë armikun e tij, shkruan mbi lëkurë fjalët e vetëvrasjes dhe denoncon shkakun, e kështu kinezi dridhet si do të hakmerret ndaj tij.

Një natë dikush grabiti një fshatar, i rrëmbeu çantën dhe iku.

‘Të të vijë keq! – thirri fshatari. – Ma jep bugin tim!’

Por, vjedhësi rendi me të katra.

‘Të të vijë keq – thirri përsëri fshatari. Po nuk ma ktheve bugin do të vras veten!’

I tronditur, vjedhësi u kthye menjëherë mbrapsht dhe ia ktheu bugin fshatarit.

Kësisoj, në shoqërinë tradicionale kineze, shumë vetëvrasje përcillnin stres më shokues ndër familjarët dhe të afërmit e konkurrentit se ndër familjarët dhe të afërmit e viktimës.”

Vetëvrasja e konkurrentit përgjithësisht përjetohej si akti më shkatërrues nga zanatçinjtë, profesionistët e sidomos tregtarët në shoqërinë kineze – deri në prag të Luftës së Dytë Botërore. /Konica/

Në trend Kultura

Më shumë
E kam zili kur dikush në “banesën e fundit” përcillet me: “Për nder ka qenë burrë shumë i mirë”!

E kam zili kur dikush në “banesën e fundit” përcillet me: “Për nder ka qenë burrë shumë i mirë”!

Kulture
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

Kulture
Studim i rrallë dhe i veçantë francez, për shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

Studim i rrallë dhe i veçantë francez, për shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

Kulture
Disidenti Selman Riza: U përndoq nga Shqipëria komuniste - si kosovar dhe si nacionalist

Disidenti Selman Riza: U përndoq nga Shqipëria komuniste - si kosovar dhe si nacionalist

Kulture
POEM KOSOVAR: Dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n’atë vend ‘prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje’

POEM KOSOVAR: Dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n’atë vend ‘prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje’

Poezi
Apologjia e Sokratit, një thirrje e përhershme

Apologjia e Sokratit, një thirrje e përhershme

Kulture
Kalo në kategori