LAJMI I FUNDIT:

Pse Lionel Messi veshi fanellën me numër 10 të Neymarit te Paris Saint-Germain mbrëmë

Pse Lionel Messi veshi fanellën me numër 10 të Neymarit te Paris Saint-Germain mbrëmë

Lionel Messi veshi numrin 10 për herë të parë si lojtar i Paris Saint-Germain mbrëmë në humbjen me penallti të në Kupën e Francës ndaj Nice.

Pasi iu bashkua skuadrës franceze në një transferim të lirë në verë, argjentinasi u rikthye në numrin 30, numri me të cilin debutoi te Barcelona në vitin 2004.


U fol se shoku i ngushtë dhe shoku i skuadrës Neymar i kishte ofruar Messit fanellën ikonike me nr.10, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë e refuzoi me mirësjellje gjestin.

Mirëpo, mbrëmë, Messi u kthye me numrin e tij më të njohur.

Në Kupën e Francës, kompeticionin kryesor të kupës së vendit, 11-ja fillestare duhet të mbajë numrat tradicionalë 1-11.

Dhe për shkak se Neymar ishte jashtë për shkak të lëndimit, numri 10 ishte i lirë dhe i disponueshëm për Messin për ta veshur këtë herë.

Në rregullin e vjetër, nuk kishte emra në pjesën e pasme të fanellave për lojtarët gjatë ndeshjes në Parc des Princes.

Ndeshja e 1/8-tës ishte një ngërç për nga pjesa e golave edhe pas kohës shtesë dhe takimi shkoi deri në penallti, ku Nice fitoi 6-5.

Image: PA

Messi realizoi goditjen e parë të PSG-së dhe gjeti rrjetën, por përballë portierit Marcin Bulka, i cili është i huazuar nga liderët e Ligue One, priti penallti nga Leandro Paredes dhe Xavi Simons.

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante e goditi penalltinë e tij në mes, në momentin kryesor të penalltive, gjë që çoi në humbjen e parë të Messit nga penalltitë në nivel klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori