LAJMI I FUNDIT:

Pse Khersoni është strategjikisht i rëndësishëm?

Pse Khersoni është strategjikisht i rëndësishëm?

Forcat ukrainase besohet tashmë se kanë hyrë në qytetin e Khersonit dhe Ukraina po synon të çlirojë të gjithë territorin e saj nën pushtimin rus – përfshirë Krimenë e aneksuar – por Kherson ishte një “çmim” veçanërisht i rëndësishëm.

Ja pse:


Porta për në Krime

Vendndodhja e qytetit e vendos atë si një portë për në Krime, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ishte nën okupim, Kherson siguroi një urë tokësore për forcat ruse në rajonin e aneksuar ndërkohë që Krimea është shtëpia e një force të madhe ushtarake ruse dhe flotës së Detit të Zi.

Andaj, për Ukrainën, rimarrja e Khersonit do ta lejojë atë të vendosë artilerinë e saj me rreze të gjatë më afër Krimesë.

Furnizimet me ujë të freskët

Rimarrja nga Ukraina e rajonit Kherson mund të rrezikojë furnizimet me ujë të freskët në Krime.

Pasi Moska fillimisht pushtoi Krimenë, Ukraina bllokoi furnizimin me ujë nëpërmjet një kanali nga lumi Dnipro.

Rrugët e logjistikës

Rajoni Kherson përfshin grykën e lumit Dnipro.

Nëse Rusia humbet pikën e saj të vetme në anën perëndimore të lumit, Ukraina mund të sulmojë më mirë linjat e tjera të furnizimit ruse dhe të sfidojë kontrollin e saj në pjesë të tjera të jugut.

Rëndësia simbolike

Qyteti i Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal që ishte pushtuar nga forcat ruse gjatë pushtimit.

Ai ishte gjithashtu qyteti më i madh i mbajtur nga forcat e Moskës – kështu që humbja e qytetit do të ishte një goditje e madhe simbolike për Kremlinin.

Kontrolli i Detit të Zi

Rajoni shtrihet në Detin e Zi, i cili është një arterie kritike për eksportet e ushqimit të Ukrainës në tregjet e huaja. /Telegrafi/