LAJMI I FUNDIT:

Pse Izraeli tërhoqi trupat nga Gaza jugore – dhe çfarë mund të ndodhë tani?

Pse Izraeli tërhoqi trupat nga Gaza jugore – dhe çfarë mund të ndodhë tani?

Tërheqja e pothuajse të gjitha forcave izraelite nga Gaza jugore është një moment i rëndësishëm në këtë luftë – por mund të jetë shumë herët për të vlerësuar se sa e rëndësishme do të jetë një gjë e tillë.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, zyrtarisht, kjo është bërë për t’u dhënë trupave kohë për t’u rikuperuar pas muajsh luftimesh të rënda, megjithëse kjo nuk shpjegon pse ato nuk janë zëvendësuar menjëherë.


Zyrtarët izraelitë thonë gjithashtu se operacionet në Khan Younis kanë përfunduar dhe se nuk ka mbetur asgjë për të bërë.

Dhe siç vlerëson shkrimi i gazetarit britanik Alistair Bunkall, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, pasi disa raketa u hodhën jashtë qytetit drejt Izraelit disa orë pasi u larguan ushtarët.

Madje, sipas tij, megjithëse disa forca do të mbeten, kryesisht duke patrulluar korridorin lindje-perëndim që ndan brezin, tërheqja nga Khan Younis me siguri e bën të pamundur një pushtim tokësor në shkallë të gjerë të Rafahut, të paktën në afat të shkurtër.

Ushtria izraelite tërheq në mënyrë dramatike numrin më të madh të trupave nga jugu i Rripit të Gazës
Lexo po ashtu Ushtria izraelite tërheq në mënyrë dramatike numrin më të madh të trupave nga jugu i Rripit të Gazës

Kjo supozohet se mund të lidhet me një marrëveshje pengjesh.

Bisedimet e nivelit të lartë pritet të rifillojnë në Kajro të dielën, me shefin e inteligjencës izraelite David Barnea, kujton ai.

Hamasi kishte kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, diçka që Izraeli e refuzoi vazhdimisht – a mund të ishte kjo tërheqje e pjesshme një kompromis i realizueshëm?

Ushtarakisht, kjo nënkupton kalimin në një fazë të re – fazën e tretë në këtë luftë gjashtëmujore. Faza e parë ishte bombardimi ajror dhe e dyta ishte pushtimi tokësor.

Andaj, thekson Alistair Bunkall, tërheqja e forcave duhet të krijojë hapësirë për më shumë ndihma humanitare për të lëvizur rreth Gazës – diçka që nevojitet dëshpërimisht.

Por pa një plan “dita pas përfundimit të luftës”, ndoshta do të krijojë gjithashtu një vakum sigurie, i cili, siç e kemi parë në veri të Gazës, mund të çojë në kthimin e celulave të Hamasit.

“Nëse kjo është me të vërtetë një fazë e re e rëndësishme, tërheqja e forcave duhet të shoqërohet me përparim domethënës në procesin politik, përndryshe çdo fitim ushtarak që ka bërë Izraeli mund të humbet me shpejtësi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori