Pse gjyshja nga ana e mamasë është më e rëndësishme për fëmijën? E tregon edhe shkenca
Gjyshi dhe gjyshja si nga ana e mamasë, por edhe nga ana e babait luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e një fëmijë.
Mbase nuk i takoni dot të katërt përnjëherësh, por dashuria e tyre është gjithmonë aty.
Gjyshërit kanë një rol të pazëvendësueshëm në jetën tonë. Ata janë gjithmonë aty, teksa të presin me dashuri dhe sigurisht me diçka në dorë për të ngrënë.
Mirëpo, edhe kjo marrëdhënia me gjyshërit, si çdo marrëdhënie tjetër tek njerëzit është më e lidhur me njërin se me tjetrin.
Çfarë duam të themi me këtë gjë? Me siguri edhe ju keni një gjyshe apo gjysh të preferuar, qoftë ai/ajo nga ana e babit ose e mamit.
Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje të veçantë të nipërve dhe mbesave me gjyshet nga ana e mamit.
Bright Side ka publikuar disa teori vërtet interesante pse një fëmijë është më shumë i lidhur me gjyshen nga ana e mamit:
Çfarë marrim nga gjyshërit tanë?
Sipas gjenetikës, gjyshërit ndajnë 25% të ADN-së së tyre me nipërit dhe mbesat. Ne trashëgojmë gjenet tona nga gjyshërit meshkuj, por edhe nga gjyshet.
Sipas shkencës, gjyshërit nga ana e nënës kanë shkallën më të lartë të ndikimit tek pasardhësit.
Ka një gjë të veçantë që gjyshet të japin
Gjyshja nga ana e mamit ka një lidhje të ngushtë me nipërit dhe mbesat e tyre. Në shumë familje, gjyshet e nënave kanë më shumë përgjegjësi për fëmijët dhe kalojnë më shumë kohë me ta.
Gjyshja ofron siguri
Një tjetër teori ka të bëjë me “pasigurinë atësore” që mund të ndikojë në nxitjen e gjysheve për t’u kujdesur për nipërit dhe mbesat e tyre. Pasiguria e nënës nënkupton se anëtarët meshkuj të familjes mund të mos jenë gjithmonë të sigurt që po rrisin fëmijët e tyre, pasi ata nuk i lindin vetë. Prandaj, edhe të afërmit e babait nuk janë të përfshirë në kujdesin ndaj pasardhësit.
Nga ana tjetër një grua është gjithmonë e sigurt që ka lindur fëmijën e saj dhe kjo gjë e bën më të fortë lidhjen mes gjyshes dhe nipërve dhe mbesave.
Çdo familje është e ndryshme dhe secili gjysh ka një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijës. E rëndësishme në fund të ditës është që të jemi mirënjohës dhe të vlerësojmë dashurinë, kujdesin dhe këshillat që na japin gjyshërit dhe gjyshet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre