Meher Baba (1894-1969) dhe urtësia e Lindjes
Përktheu: Bajram Karabolli
Një ditë, gurú-i (mjeshtër shpirtëror) indian Meher Baba pyet ithtarët e tij:
– Pse bërtasin njerëzit, kur janë të inatosur?
Pasi ata u menduan për pak çaste, njëri prej tyre përgjigjet:
– Sepse njeriu, kur është i inatosur, humbet qetësinë.
– Po pse duhet të bërtasë? – pyet përsëri Meher Baba, i pakënaqur nga përgjigja. – Kur tjetri është aq pranë tij, mund ta dëgjoj fare mirë, edhe sikur t’i flasë me zë të ulët. A e dini pse bërtet një njeri që është i inatosur?
Ithtarët dhanë edhe disa përgjigje të tjera, por asnjëra prej tyre nuk e kënaqi Meher Babanë.
Më në fund, Meher Baba shpjegon:
– Kur dy persona janë të inatosur me njëri-tjetrin, zemrat e tyre largohen shumë. Pra, duke qenë se tashmë janë larg njëri-tjetrit, duhet ngritur zëri, ndryshe nuk e dëgjojnë dot njëri-tjetrin. Sa më të inatosur të jenë njerëzit aq më e madhe është distanca midis tyre.
Dhe Meher Baba vazhdon më tej:
– A e kini vënë re se ç’ndodh midis dy personave që janë të dashuruar? Ata nuk bërtasin, veç flasin me zë të ulët, të butë e të ëmbël. A e dini pse? Sepse zemrat e tyre janë afër njëra-tjetrës. Distanca midis tyre është tejet e vogël. Madje, e dini ç’ndodh, kur dashuria për njëri-tjetrin është e zjarrtë? Ata nuk i flasin, por i pëshpëritin njëri-tjetrit. Por, ka edhe më. Nëse ata e duan njëri-tjetrin sa s’ka ku shkon më, atëherë as për fjalë nuk është më nevoja. Ata vetëm e shikojnë njëri-tjetrin në sy, dhe kaq mjafton të merren vesh me njëri-tjetrin. Ata, edhe kur diskutojnë, nuk lejojnë që zemrat e tyre të largohen sado pak, nuk thonë fjalë se distanca midis tyre të zmadhohet. Ama, ndodh që edhe te këta, vjen një ditë që kjo distancë kaq e papërfillshme, bëhet aq e madhe sa ata nuk arrijnë të takohen më.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist