LAJMI I FUNDIT:

Propozim tronditës në Turqi: Falje përdhunuesve nëse martohen me viktimat!

Propozim tronditës në Turqi: Falje përdhunuesve nëse martohen me viktimat!

Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat. Ky propozimi-tronditës në Turqi që vjen nga AKP, partia e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka shkaktuar revoltën e opinionit publik. Ka nga ata që kanë folur për “legjitimim të nuseve të mitura” dhe për “amnisti seksuale”.

Projektligji, i cili do të diskutohet të martën në Parlament, synon të depenalizojë dhunën seksuale ndaj minorenëve, nëse “akti ka ndodhur në mënyrë konsensuale dhe autori i saj pranon të martohet me viktimën”.


Ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër reagimi nga ana e opozitës, e shqetësuar për faktin që nëse aprovohet, propozimi do të lejojë të anulojë dënimet ndaj burrave përgjegjës të dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

Në Twitter mijëra përdorues kanë shprehur indinjatën e tyre nën hashtagun “#TecavuzMesrulastirilamaz”, ose “përdhunimi nuk mund të legjitimohet”. Të ashpra kanë qenë edhe disa organizata të të drejtave të njeriut sipas të cilave ligji i paraqitur nga partia e Erdoganit, mund të rëndojë dukshëm fenomenin e “nuseve të mitura”, tashmë i përhapur në Turqi.

Qeveria i është përgjigjur kritikave të shumta, duke theksuar se ajo që lexohet në media dhe në rrjetet sociale, është një “shtrembërim instrumental me të cilin është ideuar projekt ligji”.

Sipas asaj që deklarohet nga ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, “qëllimi është për të shmangur pasojat juridike, me të cilat përballen çiftet që kanë marrëdhënie konsensuale dhe duan të martohen para moshës madhore. Martesat që përfshijnë të miturit, janë për fat të keq një realitet në Turqi, por burrat përdhunues nuk janë përdhunues të dhunshëm”. /Gazeta Shqip/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori