LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i deputetit në Parlamentin e Serbisë: Shqiptarëve nga diaspora t’u ndalohet hyrja në Kosovë përmes Serbisë

Propozimi i deputetit në Parlamentin e Serbisë: Shqiptarëve nga diaspora t’u ndalohet hyrja në Kosovë përmes Serbisë

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Slavisha Ristiq propozoi aplikimin e  reciprocitetit për shqiptarët e Kosovës, duke ua ndaluar që të shfrytëzojnë rrugën nëpër Serbi për të arritur në Kosovë.

“Nëse (Albin Kurti tashmë disa herë i është referuar reciprocitetit kur ka marrë vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë të mos bëjë reciprocitet sipas të njëjtit sistem për lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia  në territorin e Kosovës”, tha ai, raporton “N1”.


“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon ata? Unë nuk jam përkrahësi kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes ‘fashiste’ të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, tha Ristiq në Kuvendin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ristiq tha se kishte shkuar në seancën e Kuvendit përmes “rrugëve të dhive” nga Kosova dhe se i vjen keq që nuk ka pasur marrëveshje që të paktën të dërgohet një mesazh mbështetjeje nga Parlamenti i Serbisë për njerëzit në veri që po protestojnë sot, dhe t’i dërgojë një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur popullin serb.

Deputeti serb nuk ka treguar se janë vetë serbët që po pengojnë qarkullimin e lirë në veri të Kosovës, duke vendosur barrikada.

Nga 10 dhjetori serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë kapacitete për heqjen e barrikadave, por se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët.

Ndërkohë, Vuçiq ka thënë se barrikadat do të hiqen kur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet e Kosovës janë kundër formimit të këtij asociacioni, me arsyetimin se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik dhe se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori