Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bëri të ditur se të mërkurën rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me këtë, hetuesit policor nga stacioni policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe më datën 07.07.2022 rreth orës 20:00 kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Rasti është procedura të mëtejme hetimore, ndërsa është cilësuar si “lëndim trupor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251