LAJMI I FUNDIT:

Pronari kryesor zbulon se si Unai Emery e impresionoi gjatë intervistës për trajner të Arsenalit

Pronari kryesor zbulon se si Unai Emery e impresionoi gjatë intervistës për trajner të Arsenalit

Pronari i shumicës së aksioneve te Arsenali, Stan Kroenke ka zbuluar se si Unai Emery e impresionoj me “njohuritë rreth futbollit”.

Trajneri 46-vjeçar zyrtarisht është konfirmuar si pasardhës i Arsene Wengerit pas një qëndrimi dyvjeçar n krye të klubit të Paris Saint-Germain.


Amerikani deklaroi se spanjolli ka përvojën e duhur për t’i sjell trofe skuadrës së Arsenalit.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Unain në Arsenal”, tha Kroenke për ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Ai është një fitues i provuar. Jemi të bindur se është personi i duhur për punën dhe se do të punojë për t’i sjellë tituj tifozët, stafit dhe të gjithë ata që e donë Arsenalin. Disa gjëra u dalluan gjatë intervistës së tij dhe gjatë procesit; njohuritë rreth futbollit, energjia, përcaktimi dhe dashuria ndaj futbollit”.

“Njohja e tij rreth klubit dhe lojtarëve tanë, Ligës Premier dhe ndeshjet në Evropë ishin të gjitha shumë mbresëlënëse”.

“Ai ka vizion sikur ne për të ecur përpara, për të ndërtuar platformën e krijuar nga Arsene Wenger dhe për të ndihmuar këtë klub të gëzojë suksese më të mëdha”, tha amerikani.

Ndryshe, Emery ka fituar titullin e kampionit të Francë me PSG-në si dhe tre trofe të njëpasnjëshëm të Ligës së Evropës me Sevillën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori