LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Tesla filluan një grevë urie në Norvegji

Pronarët e Tesla filluan një grevë urie në Norvegji

Norvegjia është rekordmene botërore në elektrifikimin e flotës së automjeteve, por edhe aty ka probleme.

Për problemet e fundit dyshohet se fajësohen veturat Tesla, për të cilat një grup pronarësh veturash nga shteti norvegjez pretendojnë se janë me defekt dhe kanë probleme të shumta.


Dhe që zëri i tyre të dëgjohej, ata vendosën një lëvizje radikale dhe filluan një grevë urie.

Me një metodë kaq rigoroze, ata duan të tërheqin vëmendjen për problemet që përjetojnë në veturat e tyre çdo ditë.

Sipas pretendimeve të tyre, veturat Tesla kanë probleme të shumta, duke filluar nga cilësia e dobët e ndërtimit, si sedilja e lëkundur, deri te rastet kur makina nuk mund të ndizet.

Qëllimi i tyre përfundimtar është që Elon Musk të dëgjojë për ta. Ata janë të sigurt se do t’u përgjigjen kërkesave të tyre dhe do t’i ndihmojnë. Përvoja e deritanishme është se i gjithë procesi i shërbimit zgjat shumë dhe shpesh defektet nuk hiqen plotësisht.

Dhe e gjithë kjo është e rëndësishme sepse po flasim për një treg të vogël dhe vendin me numrin më të madh të makinave Tesla për banor në botë.

Gjithsesi është një reklamë negative jo vetëm në tregun norvegjez por edhe në atë evropian, ku modelet e Tesla janë më të shiturat në konkurrencën e makinave elektrike.


Më poshtë është një listë e problemeve më të zakonshme që ky grup pronarësh has me Teslas:

Vetura nuk “niset” kur është e ftohtë,
Vetura nuk “niset” kur është e nxehtë,
Dorëzat e dyerve nuk hapen kur është ftohtë,
Zhurma intensive,
“flluska” në ulëse,
Kapaku i bagazhit mbushet me ujë shiu,
Autopiloti nuk funksionon siç duhet,
Lidhja e internetit shumë e ngadaltë,
Mosfunksionimi i fshirësit të xhamit të përparmë,
Vetura bën zhurma kalon mbi gunga,
Mbulesa dekorative të lirshme,
Dera në disa raste hapet vetë,
Kompjuteri në veturë nuk funksionon,
Brez i verdhë në ekran,
Dritaret nuk mbyllen plotësisht,
Sistemet rifillojnë vetë,
Probleme me uljen e fuqisë së karikimit të baterisë,
Problemet e korrozionit në veturat e reja (veçanërisht Modeli 3),
Cilësi e dobët e ngjyrës – kërkohet llak,
Problemet e ajrit të kondicionuar,
Jetëgjatësi më e shkurtër e baterisë sesa pretendon Tesla.

Elon Musk dhe Tesla nuk komentuan, por në profilin e Musk u publikua një postim në Twitter për dietën. Rastësi apo jo, gjykoni vetë. /Telegrafi/