LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Man Cityt pranë blerjes së klubit të nëntë, një fuqi e re pritet në futbollin belg

Pronarët e Man Cityt pranë blerjes së klubit të nëntë, një fuqi e re pritet në futbollin belg

City Football Group vazhdon të investojë në klube të futbollit anë e mbanë botës.

Pronarët e Manchester Cityt deri më tani kanë në pronësi tetë skuadra nga kontinente të ndryshme, derisa më e suksesshmja mbetet klubi anglez që ka fituar edhe trofe të rëndësishëm.

Skuadra belge Lommel SK është pranë zyrtarizimit të kaloj nën pronësi të kompanisë gjigante arabe.

Lommel SK aktualisht është në kategorinë e dytë belge, teksa po has në probleme të mëdha financiare.

Drejtuesit e City Football Group janë në bisedime për ta marrë pronësinë e klubit dhe këtë mund ta bëjnë pa shpenzuar asnjë cent.

Në rast se do të merret klubi, atëherë City Football Group do të ishin të detyruar të paguanin vetëm borxhin e klubit prej dy milionë eurove.

Lommel SK

Mediat belge kanë raportuar se disa investitorë janë interesuar për blerjen e Lommel, por më së afërmi duket City Football Group dhe zyrtarizimi i kësaj pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Pas blerjes së klubit, pronarët e rinj pritet ta forcojnë skuadrën ku synimi është rikthimi në elitën e futbollit belg, ndërsa për disa vite Lommel pritet të bëhet fuqi në Superligën belge.

Në rast se rezulton e suksesshme blerja, atëherë Lommel do të jetë skuadra e nëntë nën menaxhimin e City Football Group.

Deri më tani kjo kompani ka në pronësi skuadrat si Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Montevideo City Torque (Uruguai), New York City (SHBA), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Melbourne City (Australi) dhe Yokohama F. Marinos (Japoni).

Përveç Lommel, pronarët e City Group Football janë në bisedime edhe për blerjen e skuadrës franceze Nancy që bënë gara në Ligue 2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori