LAJMI I FUNDIT:

Promotori i Joshuas “përqesh” Wilderin pas humbjes: Ai ka prishur planet tona

Promotori i Joshuas “përqesh” Wilderin pas humbjes: Ai ka prishur planet tona

Deontay Wilder ndonëse konsiderohej favorit absolut, pësoi një humbje të rëndë përballë Joseph Parker.

Ndeshja ishte shumë e njëanshme, duke vënë në pah performancën e dobët të Wilder dhe duke zbuluar disa dobësi të tij teknike të cilat nuk i kishim parë më herët.


Parke në anën tjetër, demonstroi një qëndrueshmëri dhe vetëbesim të madh përgjatë luftës, duke siguruar në fund fitoren me vendim të gjyqtarëve të cilët i dhanë fitoren me pikët 118-111, 118-110 dhe 120-108.

Joseph Parker shkakton befasinë e vitit, mposht Deontay Wilder pas 12 raundesh
Lexo po ashtu Joseph Parker shkakton befasinë e vitit, mposht Deontay Wilder pas 12 raundesh

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes së Wilderit.

Në një intervistë për TNT Sports, Hearn tha se Wilder “i prishi planet” e tyre.

“Ai nuk është mirë, ky është realiteti. Ishte lufta më e njëanshme që kam parë ndonjëherë në peshat e rënda. Ai nuk kishte më fuqi në përfundim të luftës. Ai i prishi planet tona”, ka thënë Hearn pasi Wilder nuk arriti t’i qëndrojë besnik marrëveshjes.

Më herët këtë muaj, Joshua dhe Wilder kishin bërë një marrëveshje për një luftë këtë vit, duke shkaktuar entuziazëm në mesin e tifozëve në botë.

“Mendoj se të gjithë duan ta shohin këtë përballje” – Joshua nuk e përjashton mundësinë e një dueli me Wilder
Lexo po ashtu “Mendoj se të gjithë duan ta shohin këtë përballje” – Joshua nuk e përjashton mundësinë e një dueli me Wilder

Por, kjo vlente vetëm në rast se të dy boksierët do të fitonin ndeshjet e tyre respektive.

“Unë do t’i them atij le të shkojmë dhe të shohim se si duket një kampion i peshave të rënda. Ai (Joshua) është disa kategori mbi Wilderin”, përfundoi Hearn./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori