LAJMI I FUNDIT:

Promotori i boksit, Eddie Hearn: Joshua nuk e ka problem të ballafaqohet me Usyk

Promotori i boksit, Eddie Hearn: Joshua nuk e ka problem të ballafaqohet me Usyk

Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojë statusin e kampionit të kategorive të lehta pas triumfit ndaj Tony Bellewit në Manchester.

Ai ka mbajtur për vete katër titujt të unifikuar pas një nokauti në raundin e tetë të ndeshjes.


Pas luftës, Bellew tha se Usyk është boksieri më i mirë me të cilin ishte ndeshur deri më tani dhe të gjithë tani flasin se ukrainasi mund ta ketë një kundërshtar më të vështirë.

Ndoshta vitin e ardhshëm ai do të ketë mundësinë që të ballafaqohet me kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshua.

Oleksandr Usyk (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Joshua ishte i intriguar me Usyk. Mendoj se do të donte shumë që të luftonte me atë. Ai është një djalë që dëshiron të ballafaqohet me të gjithë ata që janë në nivele të larta. Evander Holyfield ka dëpshmuar se mund të ballafaqohesh me një person që është më i madh se ti”, komentoi promotor britanik, Eddie Hearn.

Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të amerikanit me Tyson Furyn
Lexo po ashtu Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të amerikanit me Tyson Furyn

“Kjo do të jetë një shpatë e madhe, por ju i keni parë edhe deklaratat e Usykovit se është i vetëdijshëm se sa e vështirë është të takohesh me një të kategorisë më të rëndë. Pra, nuk është që jam duke e menduar seriozisht këtë, por mendoj se Usyk fillimisht duhet të jetë i përgatitur mirë. Ju duhet të keni dy takimet të tjera me peshat e rënda para se të jeni gati për Joshuan. Por kur vjen koha, Anthony nuk do ta ketë vështirësi ta pranoj sfidën”, tha Hearn.

Ndryshe, boksieri 31-vjeçar ukrainas deri më tani ka 16 fitore në po aq ndeshje, 12 prej të cilave janë me nokaut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori