UFC ka krijuar një promo për përballjen në mes të Khabib Nurmagomedovit dhe Tony Fergusonit që zhvillohet më 18 prill.

Kampioni në fuqi do të përballet ndaj Fergusonit në kuadër të UFC 249, e që do të jetë një meç për të mos e humbur.

Gara e arteve marciale ka lëshuar një promo të përballjes në divizionin e peshave të lehta në MMA, derisa e ka quajtur si përballja më e madhe në histori të UFC.

Ajo promo hapet me fjalimin e Khabibit që flet për të arriturat e tij dhe për fitoren ndaj Al Iaquinta e Conor McGregor.

Por, ‘The Eagle’ thotë se për të vazhduar trashëgiminë e tij, duhet të fitojë ndaj Tony Fergusonit.

Eskalon situata para meçit: Khabib shqelmon titullin e Fergusonit - derisa Dana White tenton ta ruajë qetësinë e dy yjeve të UFC-s Eskalon situata para meçit: Khabib shqelmon titullin e Fergusonit - derisa Dana White tenton ta ruajë qetësinë e dy yjeve të UFC-s

Më pas, promo tregon se sa herë UFC ka tentuar të aranzhojë përballjen, duke specifikuar disa pjesë nga përballjet e Khabibit dhe ato të Fergusonit.

Tifozët e këtij sporti e kanë pëlqyer shumë mënyrë se si është realizuar promo dhe në realitet pritet të jetë një luftë e ashpër mes dy yjeve të MMA. /Telegrafi/