LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për ndjekjen e korrupsionit dhjetë vite vetëm me një shqiptar

Prokuroria për ndjekjen e korrupsionit dhjetë vite vetëm me një shqiptar

Gati dhjetë vite pas formimit të saj, Prokuroria për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të funksionojë me vetëm një prokuror shqiptar. Dhe, ka shumë arsyetime se pse kjo Prokurori, e cila trajton rastet më të rënda në vend, vazhdon të mbajë larg shqiptarët, shkruan gazeta Koha. Zyrtarët shqiptarë të Këshillit të Prokurorëve Publik fajin e hedhin tek mungesa e interesimit të vet prokurorëve shqiptarë, të cilët sipas KPP-së, nuk duan të marrë përgjegjësi për rastet më të rënda që ndodhin në vend.

Anëtari shqiptar i Këshillit të Prokurorëve Publike, Arbër Isaku, thotë për gazetën Koha, se mungon interesimi i kandidatëve shqiptarë, ndërsa ata nuk mundet t’i detyrojnë prokurorët shqiptar që të konkurrojnë në konkurset e kësaj prokurorie.


“Prokuroria për krim të organizuar për momentin ka 10 prokurorë, plus shefin e kësaj prokurorie. Pra, në këtë përbërje kemi vetëm një prokuror shqiptar. Edhe para konkursit të fundit në këtë prokurori ka pasur vetëm një prokurore shqiptare. Konkursi i fundit për prokuror në Prokurorinë e krimit të organizuar, ishte i shpallur për shtatë prokurorë, ku kishin konkurruar dy shqiptarë, por është pranuar një prokurore shqiptare. Ditëve në vijim pritet të shpallet konkurs i ri edhe për tre prokurorët shtesë që kanë ngelur pa u zgjedhur. Ky vendim është miratuar ditën e mërkurë. Besoj se në këtë konkurs ka hapësirë për tu zgjedhur edhe një prokuror shqiptar, nëse paraprakisht kuptohet – shprehet interes nga prokurorët për të konkurruar. Duhet të bëhet dallimi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për punësime, por se prokurorët duhet të shprehin interes dhe dëshirë për të qenë pjesë ë kësaj prokurorie”, thotë Isaku.

Pothuajse të njëjtin arsyetim e jep ish-anëtari shqiptar i Këshillit të Prokurorëve Publik, Miralem Asani. Ai thotë se paga jo e madhe dhe rreziku nga procedimi dhe shqyrtimi i lëndëve është shumë më i madh sesa në Prokuroritë tjera.

“Në bazë të informative të mia dhe përvojës që e kam pasur, prokurorët shqiptarë, numri i të cilëve në nivel shtetëror është tejet i ulët, nuk shprehin interes për tu bërë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, për dy gjëra. Fillimisht lartësia e pagës së prokurorëve në krim të organizuar, është gati se e njëjtë me ato të prokurorëve në Prokuroritë Themelore, ndërkohë rreziku nga procedimi dhe shqyrtimi i lëndëve është shumë më i madh.

Nga ana tjetër, në Prokurorinë për krim të organizuar, volumi i lëndëve është shumë ma i madh dhe angazhimi pothuajse është i dyfishtë për dallim nga puna e një prokurori në Prokuroritë Themelore. Duke i pasur parasysh këto rrethana, prokurorët shqiptarë thonë se nuk kanë stimul dhe pse të konkurrojnë në këtë Prokurori, kur përgjegjësia është tejet e madhe, ndërsa pagat pothuajse nuk dallojnë nga prokurorët themelor”, thekson për Koha, Asani.

Ndryshe, krahas prokurores Imrane Osmane, e cila që nga fillimi e deri para disa kohe ishte pjesë Prokurorisë për krim të organizuar, me konkursin e fundit, pjesë e kësaj prokurori është bërë prokurorja e Engjellusha Kadriu-Leshi. Në tetor të vitit 2008, përbërja e atëhershme parlamentare me dy të tretat e votës e themeloi Prokurorinë për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pjesë e kësaj prokurorie më vonë u bënë edhe prokurorët kontrovers Marko Zvërlevski, i njohur me rastin “Alfa”, Gordana Geshkovska e njohur në rastin “Monstra”, si dhe Villma Ruskovska me rastin “Lagja e Trimave”.

Numri i vogël i prokurorëve shqiptar në nivel shtetëror lidhet edhe me kriteret e larta për tu pranuar në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik. Nota mesatare 8 dhe njohja e gjuhës angleze, sipas njohësve të rrethanave në prokuroritë e vendit, mendohet të jenë arsyet kryesore se pse juristët shqiptarë, të cilët e kanë kaluar provimin e jurisprudencës, nuk mund t’i nënshtrohen trajnimit në këtë Akademi, e cila paraqet filtrin kryesor për punësimet dhe profilizimin e prokurorëve. Sidoqoftë, ashtu siç qëndron në Propozim-ligjin aktual për gjykata, nota mesatare 8 për pranim të kandidatëve për gjykatës pritet të shfuqizohet, ndërsa kërkesë e njëjtë – që të hiqet nota mesatare 8, është paralajmëruar të bëhet edhe nga Këshilli i Prokurorëve Publik. /koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori