Të martën një person i moshës 54 vjeçare ka humbur jetën në Pejë, pasi e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personi në fjalë ishte pronar i objektit.
Sipas tij, i ndjeri ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor në rrethana ende të pasqaruara ashensori ka filluar të lëvizë dhe si pasojë viktima ka gjetur vdekjen.
“Një person i moshës rreth 50-vjeçare, pronar i bllokut të banesës, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor, por në rrethana ende të pasqaruara ashensori fillon të lëvizë dhe si pasojë viktima gjen vdekjen”, është shprehur Nikçi.
Po ashtu edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se derisa viktima ka qenë duke punuar në një ashensor të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03 në rrugën “Ali Pash Tepelena”, në Pejë.
“Rr. Ali Pash Tepelena, Pejë 04.10.2022 – 15:03. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.
Ndërkaq, sipas Policisë, rasti cilësohet si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbi 40 nxënës të Vizbegut që mësojnë në shkollën “7 marsi” në Çair, kanë mbetur pa transport të organizuar

Zyrtare: Shkon në 3 numri i sulmuesve të vrarë në veri, si dhe arrestohet një serb i armatosur

Rashiq: Sulmuesit janë të armatosur mirë dhe të organizuar – policia i thërret me megafon, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje

Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals