LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria franceze jep numrin e fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë

Prokuroria franceze jep numrin e fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë

“10 fëmijët dhe 10 adoleshentët janë në mesin e viktimave të sulmit kur kamioni u përplas në masën e njerëzve gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve me rastin e festes kombëtare Bastille”, tha prokurori francez, Francois Molin.

Në mesin e 84 të vdekur pas sulmit në Nice janë 10 fëmijë dhe 10 adoleshentë, ka konfirmuar prokurori francez.

“10 fëmijët dhe 10 adoleshentët janë në mesin e viktimave të sulmit kur kamioni u përplas në masën e njerëzve gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve me rastin e festes kombëtare Bastille”, tha prokurori francez, Francois Molin.

Prokurori Molin, shpjegoi se bilanci i ri i 84 të vdekur dhe 202 të plagosur, prej të cilave disa dhjetëra ende janë duke luftuar për jetën e tyre, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

“Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Nice, por akti ka të gjitha karakteristikat e një akti terrorist”, tha Molin.

Hetimet janë duke vazhduar nëse vrasësi ka vepruar vetëm ose si pjesë e një grupi terrorist.