LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK zbulon autorët e vendosjes së tritolit ndaj hotelit të Ervin Matës

Prokuroria e Posaçme SPAK zbulon autorët e vendosjes së tritolit ndaj hotelit të Ervin Matës

Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur në Tiranë në vitin 2020, ku në ambientet e hotel “Victoria”, në pronësi të babait të Ervin Matës, u vendos një sasi lënde plasëse.

Zbardhja e kësaj ngjarjeje erdhi gjatë hetimeve që SPAK kreu ndaj Ramazan Rrajës dhe përfshirjes së tij në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Nga hetimet u zbulua se organizatorët e hedhjes së lëndës plasëse, janë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj.


Rraja është personi që siguruar një automjet në Durrës dhe më pas ia ka dhënë një të afërmi të cilin e ka urdhëruar të hedhi lëndën plasëse në hotelin në Tiranë.

Në njoftimin e SPAK nuk sqarohen motivet e kësaj ngjarjeje.

“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

Lajme
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Agim Ademi
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva - e njëjta ishte shtatzënë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva - e njëjta ishte shtatzënë

Kronika e Zezë
Kurti: Faton Hajrizi nuk duhet të shihet si hero – nevojitet hetim vendor e ndërkombëtar për rastin e tij

Kurti: Faton Hajrizi nuk duhet të shihet si hero – nevojitet hetim vendor e ndërkombëtar për rastin e tij

Lajme
Kalo në kategori