LAJMI I FUNDIT:

Progres i hatashëm në anti-doping, krerët e Agjencisë Botërore të kënaqur me punën në Kosovë

Progres i hatashëm në anti-doping, krerët e Agjencisë Botërore të kënaqur me punën në Kosovë

Sot në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) u mbajt një takim mes krerëve të këtij institucioni dhe përfaqësuesve nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA), nga Agjencia e Anti-Dopingut të Sllovenisë (SloADO) dhe nga Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping (KosADA).

Drejtori i WADA-s, Sebastien Gillot së bashku me drejtorin e SloADO-s, Janko Dvorsak mbajtën sot një takim me krerët e KOK-ut, presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin gjeneral, Besim Aliti dhe me koordinatorin e KosADA-s, Bernard Tahirbegolli, raporton KosovaPress


Për drejtorin e WADA-s për Evropë, Sebastien Gillot kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë pas afro tri viteve, dhe që nga ajo kohë ai tha se ka vërejtur një përparim të madh sa i përket Anti-Dopingut në vendin tonë.

Po ashtu, Gillot tha se KosADA e ka mbështetjen e plotë nga Parlamenti i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pasi që është tejet e rëndësishme përkrahja nga autoritetet që të praktikohet sa më pastër sporti, mision ky i WADA-s në të gjithë botën.

Se anti-dopingu ka pasur një progres të madh në Kosovë e thotë edhe koordinatori i KosADA-s, Bernard Tahirbegolli, për të cilën është e rëndësishme që sportistët tanë të garojnë pastër, pa doping dhe të jenë të barabartë me të gjithë sportistët e tjerë në botë.

KosADA, është organizatë e përcaktuar nga vendi si institucioni kryesor në nivel kombëtar për programet anti-doping në nivel vendi. Në mars të vitit të kaluar në vendin tonë, respektivisht në Kuvendin e Kosovës, u miratua ligji Anti-doping, i cili ka për qëllim fuqizimin e integritetit të sistemit sportiv, kujdesin ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori