LAJMI I FUNDIT:

Profil i Wolfgang Amadeus Mozart: Gjeniu që në moshën 4 vjeçare krijoi notat e para (Video)

Profil i Wolfgang Amadeus Mozart: Gjeniu që në moshën 4 vjeçare krijoi notat e para (Video)

Që në moshën katërvjeçare krijonte notat e para në pianon e të atit, ndërsa në moshën pesëvjeçare kompozonte minuetin e parë të tij.

Në janar të 1772 Amadeus ishte tashmë profesionist: vetëm gjashtë vjeç debutonte duke marrë pjesë në një koncert me motrën Nannerì, e cila ishte 11 vjeçe në oborrin e Princit të Munichut të Bavarisë.


Kompozitori, të cilin e njohim si Wolfgang Amadeus Mozart, lindi në Salzburg në orën 20 të 27 janarit 1756, nga Anna Maria Pertl dhe Leopold Mozart, dhe vdiq në Vjenë, pak më shumë se 35 vjeç, 5 dhjetorin e vitit 1791, transmeton RTV Dukagjini.

Në Bolonjë atij iu dha titulli “Kalorës i Urdhrit të Artë” nga Papa Klementi XIV. Ky lloj titulli i jepte atij të drejtën të quhej Kavalier. Për një farë kohe ai i nënshkroi punët e tij me nënshkrimin Kavalier, por më vonë nuk e përdori asnjëherë këtë titull

Në 1782-shin, kundër dëshirës të të atit, Moxarti martohet me motrën e vogël të ish të dashurës së tij, Kostancën. Pas martesës, Moxarti shkon në Vjenë, ku për një farë kohe gëzon sukses me veprat e tij.

Opera ishte një nga pasionet më të mëdha të Moxartit. Operat e tij më të famshme“Martesa e Figaros“ (1784), apo “Don Zhuani“ (1787) u pritën me entuziazëm nga publiku.

Në profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini theksohet se ky gjeni i muzikës arrinte të kompozonte me mendjen e tij vepra të tëra dhe bile në kohë shumë të shkurtër. Nga materialet e mbledhura, mendohet se ai duhet të ketë punuar 6 deri në 8 orë çdo ditë, përveç ndoshta të dielave për vite me radhë për të realizuar ato që ne kemi në dorë tani. Më tepër se 40 vepra ku përfshihen marshe, koncerte apo simfoni të tij nuk janë gjendur akoma. /RTV Dukagjini/Telegrafi/