LAJMI I FUNDIT:

Profesionistët nga Ukraina në video-lojën Apex Legends po largohen nga Kievi

Profesionistët nga Ukraina në video-lojën Apex Legends po largohen nga Kievi

Sipas InvenGlobal, shumë lojtarë profesionistë të Apex Legends të Ukrainës kanë njoftuar largimin e tyre nga Kievi këtë javë, për shkak të bombardimeve dhe rrethimit të qytetit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës.

Një njoftim për largimin nga qyteti i Kievit, e ka bërë sot (e martë) lojtari i ekipit evropian GMT, Maksym “Max-Strafe” Stadniuk, përmes një postimi në Twitter.


“Ne po largohemi nga qyteti, Kievi nuk duket më njësoj… Barrikada dhe ushtri në çdo cep, njerëz civil me armë,” shkroi ukrainasi në rrjetin social.

Organizatori i turneve të CS:GO, "BLAST" nuk do të ftojë ekipe me bazë në Rusi
Lexo po ashtu Organizatori i turneve të CS:GO, "BLAST" nuk do të ftojë ekipe me bazë në Rusi

“Mezi hipëm në tren. Na shkuan dy të parët. Ishte lamtumira më e dhimbshme për babanë tim në lot. Sepse nuk mundëm ta bindnim të largohej me ne. Ai qëndron për t’u kujdesur për shtëpinë”, shkruan tutje ‘Max-Strafe’

Më herët, gjithashtu përmes një postimi në Twitter, Max-Strafe kishte shfaqur imazhe nga bodrumi, ku  ishte fshehur për të qëndruar i sigurt.

“Kështu duket bodrumi në të cilin fshihemi dhe të gjitha dritaret e shtëpisë sime. Nuk do t’i fal kurrë rusët për luftën dhe histerinë me lotët e nënës sime”, ka shkruar ai.

Një njoftim në Twitter e kishte bërë dje (e hënë) edhe lojtari i ekipit Na’Vi, Oleksander “Sanya” Bokuchava, i cili njoftoi se po ikte nga Kievi.

“Nuk e di si të ndihem, po largohem nga Kievi, por familja ime ka mbetur këtu, ende nuk e di nëse kjo është thirrja e duhur apo e gabuar për të bërë. Shpresoj se ata do të jenë të sigurt”.

Apex Legends gjithashtu javën e kaluar kishte njoftuar për ndalimin e të gjitha garave përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

“Në dritën e ngjarjeve që po shpalosen në Ukrainë, ne po ndalojmë të gjithë konkurrencën ALGS. Do të ofrojmë një përditësim se kur do të rifillojnë turnetë sa më shpejt që të mundemi”.

Thirrje për paqe kanë bërë edhe lojtarë e organizatorë të shumtë të eSports përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori