LAJMI I FUNDIT:

Probleme te Përfaqësuesja e Kosovës, FBK suspendon Drilon Hajrizin

Probleme te Përfaqësuesja e Kosovës, FBK suspendon Drilon Hajrizin

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor pas sjelljeve jokorrekte.

Deri të vendimi për suspendimin e Hajrziti kanë ardhur pasi trajneri i Kosovës, Greenberg ka bërë kërkesë tek drejtuesit e FBK-së për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen apo më saktë gjatë ndeshjes ndaj Maqedonisë.


Basketbollisti Drilon Hajrizi

Procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit

“Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë”.

“Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor”.

“Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procesojë rastin, sipas akteve normative në fuqi”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori