LAJMI I FUNDIT:

Pritet të nisë seanca për votimin e reformës në drejtësi

Pritet të nisë seanca për votimin e reformës në drejtësi

Pritet të nisë me vonesë nga orari i paracaktuar, që ishte 21:00, seanca e Kuvendit, ku mazhoranca dhe opozita me gjasë do të votojnë unanimisht draftin e reformës në drejtësi, për të cilin u dakordësua pasditen e sotme.

Seanca është shtyrë për pak kohë pasi duhet të përfundojë më parë mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, e më pas drafti të kalojë për miratim në Kuvend.
Ekspertët e huaj pritet të sjellin ndryshimet në draftin përfundimtar dhe më pas do të bëhet hedhja e tyre në draftin në fjalë.


Palët ranë dakord për draftin e ri të propozuar nga ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, pas takimeve intensive dhe të njëpasnjëshme që këta të fundit zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Propozimi i ri lë në fuqi formulën hibride, ku nga 11 anëtarë të KLGJ-së, 6 i zgjedh trupa e gjykatësve, ndërsa 5 të tjerët zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni që i zgjedh duhet të miratojë një listë në bllok që duhet të marrë 4 nga 5 vota. Institucionet në fjalë do të zgjidhen me konsensusin e opozitës, ndërsa në rast bllokimi do të zgjidhen me short.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori