Pritet të bëjë revulocion te Real Madridi, mësohet paga e Jose Mourinhos

Jose Mourinho do të fitojë rreth 6 milionë euro në sezon si trajner i Real Madridit, shifër e ngjashme me atë që kishte ish-trajneri Xabi Alonso, raporton Diario Sport.
Sipas të njëjtit burim, “Los Blancos” do të duhet të paguajnë edhe një klauzolë lirimi prej 7 milionë eurosh për ta shkëputur Mourinhon nga Benfica, ndërsa sezonin e kaluar kishin shpenzuar rreth gjysmën e kësaj shume për të sjellë Alonson nga Bayer Leverkusen.
Mourinho thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për ta marrë drejtimin e skuadrës, duke pasuar Alvaro Arbeloan, pas një sezoni 2025/26 të konsideruar zhgënjyes për gjigantin spanjoll.

Megjithatë, lëvizja aktualisht është vënë në pritje për shkak të zhvillimeve në skenën politike të klubit: kandidatura e Enrique Riquelme për zgjedhjet presidenciale të Real Madridit, ku ai do të garojë përballë Florentino Perezit, ka bërë që vendimi final të mos zyrtarizohet ende.
Mourinho ndërkohë pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, ku rreth shtatë lojtarë tashmë janë vendosur në shitje ndërsa ka nisur puan edhe përforcimet e ardhshme.
Real Madridi ka kaluar një vit krize së fundmi, ku në dy vite nuk ka fituar as edhe një trofe./Telegrafi/








































