LAJMI I FUNDIT:

Pritet mirë kënga “Luje baby” nga Valza dhe Zaza

Pritet mirë kënga “Luje baby” nga Valza dhe Zaza

Këngëtarja e re Valza dhe artisti i ri Zaza kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Luje baby” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe verore.


Kënga i është besuar producentit të njohur, Mixey, i cili njëherësh ka edhe nën menaxhim dy artistët.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet Zaza në bashkëpunim me reperin e njohur BimBimma.

Klipi i këngës është gjithashtu më i veçantë se herët tjera, kjo ngase protagonistët janë munduar të sjellin një miksim skenash.

Pjesë e klipit janë disa blogerë të njohur falë promovimit në rrjetet sociale. /Telegrafi/