LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr një fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj

Prishtina merr një fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj

Prishtina ka fituar në udhëtim te Ferizaj me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit i janë kthyer fitores pas dy gabimeve ndaj Ballkanit dhe Drenicës, duke marr një fitore të madhe te Ferizaj.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Prishtinës, të cilët përveç disa rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Të parët ishin vendasit që shënuan me anë të Përparim Livorekës (17′), por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa Meriton Korenica (23′) me një gol të bukur kaloi Prishtinën në epërsi 1-0.

Pjesa e dytë, filloi gjithashtu më mirë për vendasit që qëlluan traversën me anë të Livorekës (50′), ndërsa vazhdimin e lojës e diktuan mysafirët.

Prishtina gjeti golin me Korenicën (83′), por iu anulua si i parregullt, ndërsa Ahmed Januzi (86′) vulosi fitoren e Prishtinës me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, Prishtina e sheh veten në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Ferizaj i nënti me nëntë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Prishtina e pret Dritën, ndërsa Ferizaj udhëton te Trepça ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori