LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kundërshton FFK-në: Luajmë në “Fadil Vokrri”, kishim mirëkuptim për ndeshjet e Kosovës

Prishtina kundërshton FFK-në: Luajmë në “Fadil Vokrri”, kishim mirëkuptim për ndeshjet e Kosovës
photo by: @Shpend Ahmeti

Klubi më i madh në vend, Prishtina, ka lëshuar një komunikatë gjatë ditës së sotme, ku ka njoftuar që ndeshjen e radhës kampionale në fundjavë do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK pasi e hodhi shortin për gjyqtarët njoftoi se Prishtina ndaj Lirisë do të luajë në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali.

Palët kishin arritur marrëveshje para fillimit të kampionatit se ndeshjet si vendas për xhiron e parë dhe të tretë, kundër Feronikelit 74 dhe Malishevës të fituara me rezultat identik 3-1, që të zhvilloheshin në Kampin Nacional.

Zyrtare: Prishtina dy ndeshjet e para si vendas do t’i luajë në Kampin Nacional në Hajvali
Lexo po ashtu Zyrtare: Prishtina dy ndeshjet e para si vendas do t’i luajë në Kampin Nacional në Hajvali

Siç duket FC Prishtina nuk dëshiron më të luajë në Hajvali dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit, ku ka njoftuar se i ka kryer të gjitha përgatitjet.

“FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00”.

“Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri””.

“Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre. Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës.  Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës”.

“Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit tanë, Plisat”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina dhe FFK tash e sa kohë janë në ‘luftë’ për stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili është pronë e Komunës së Prishtinës, por që menaxhimin e bën federata. Shpesh herë Prishtina është detyruar të luajë jashtë stadiumit të saj shkaku i keqësimit të tapetit në stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

Premier League
“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

Ligat tjera
Rodrygo tek Manchester City? Braziliani thyen heshtjen dhe deklarohet pas finales ndaj Dortmundit

Rodrygo tek Manchester City? Braziliani thyen heshtjen dhe deklarohet pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
“Ju e dini se si janë gjermanët, shumë u munduam - nuk ndryshoi mendje

“Ju e dini se si janë gjermanët, shumë u munduam - nuk ndryshoi mendje" - Florentino Perez flet për lamtumirën e Toni Kroos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori