LAJMI I FUNDIT:

Prishtina eliminon Trepçën dhe kualifikohet në finalen e Superligës së Femrave

Prishtina eliminon Trepçën dhe kualifikohet në finalen e Superligës së Femrave
Foto: Kosovo Basketball Federation/Facebook

Prishtina është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave, ku e pret fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi.

Skuadra prishtinase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Trepçën, kësaj radhe me shifrat 66-77 (13:20, 22:23, 5:24, 26:10).


Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 10:10, e më pas prishtinaset ishin më të mira, duke fituar çerekun e parë me rezultat 13:20. Periudha e dytë e ndeshjes ishte më e barabartë, ku edhe pse prishtinaset krijuan epërsi prej 12 pikësh, 25:37, mitrovicaset arritën të ngushtojnë shifrat në 35-43.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku kryeqytetaset ishin bindshëm më të mira, në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar këtë pjesë 5:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 40:67. Në dhjetë minutat e fundit, përkundër se vendaset ishin më të mira, nuk arritën përmbysjen e madhe, dhe Prishtina fitoi 66-77, duke u kualifikuar në finale.

Te Trepça u dalluan Tasharra Jeffries me 48 pikë e nëntë kërcime dhe Kelly Santos me 13 pikë e 17 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Stasha Carey me 16 pikë e 15 kërcime, Sarah Mgbeike me 13 pikë e tetë kërcime, Arbnore Përquku me 13 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Diellza Dekaj me 13 pikë e nëntë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori