eksperti-banner

Sonte, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kthehet në stadium të hapur me nisjen e Prishtina Football Fest dhe transmetimin LIVE të ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror 2026, Meksikë - Afrikë e Jugut, nga ora 21:00.

Organizuar nga KD Events & Communications, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, ky festival sjell një përvojë të veçantë për të gjithë dashamirët e futbollit, me ekran gjigant LED, atmosferë stadiumi, aktivitete, bare dhe hapësira për publikun.


Hyrja është falas dhe pa bileta për të gjithë qytetarët, ndërsa në kuadër të festivalit do të ketë edhe VIP Zone të rezervuar për partnerë dhe sponsorë.

Ejani me shoqëri, familje dhe miq për ta përjetuar së bashku emocionin e ndeshjes së parë të Botërorit në zemër të Prishtinës.

Prishtina Football Fest sjell për më shumë se një muaj atmosferën e futbollit botëror në shesh, aty ku çdo gol festohet bashkë.

Botërori përjetohet në shesh.

telegrafi sport app