LAJMI I FUNDIT:

Prishtina feston fitoren e Distria Krasniqit, KOK pret medalje edhe nga sportistë tjerë

Prishtina feston fitoren e Distria Krasniqit, KOK pret medalje edhe nga sportistë tjerë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së Komunës së Prishtinës, kanë organizojnë festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Musa Selimi anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se pas Majlinda Kelmendit, tanimë po shndrisin edhe sportistë tjerë kosovarë.

Ai tha se nga Tokio 2020 presin edhe medalje tjera, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për triumfin e Distria Krasniqit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike "Tokio 2020"
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike "Tokio 2020"

“Pas Majlindës po shndrisin edhe yjet tjerë. Po shndrit një yll i cili sot i dha botës një kampione të vërtetë. Presim podium edhe Majlindën, Norën, Lorianën, Akilin, Egzon Shalën, Musa Hajdarin, Donjeta Sadikun dhe shpresojmë të kthehemi me numër më të madh të medaljeve pas disa ditëve. Vlerat olimpike po shndërrisin në Kosovë, rinia jonë e shkëlqyeshme po demonstron që shteti jonë, Kosova jonë e dashur ka yje, ka njerëz me zemër të madhe që po na përfaqësojnë denjësisht. Urime Prishtinë, urime Kosovë. Faleminderit për këtë pjesëmarrje masovike. Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha ai.

Edhe Fitim Rexhaj nga drejtoria e departamentit të Kulturës nga Komuna e Prishtinës, tha se presin nga sportistët tjerë rezultate të njëjta si të Distria Krasniqit. Edhe ky uroi të gjithë shqiptarët për këtë fitore historike.

Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit
Lexo po ashtu Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit

“Ne presim rezultate të mira edhe nga sportistët tjerë, ku Prishtina përfaqësohet me tre sportistë. Ndërsa ne i përkrahim të gjithë sportistët kosovarë pa dallim dhe urojmë që nesër edhe Majlinda të sjell një rezultat të ngjashëm dhe të na gëzojë e të na bëjë krenar. Urojmë Distrian për këtë rezultat dhe shpresojmë që edhe sportistët e tjerë të na gëzojnë kështu. Gëzuar për të gjithë”, tha ai.

Në këtë mbrëmje ku pjesëmarrja ishte e madhe u ekspozuan spote nga garat e Distria Krasniqit në Tokio 2020, ndërsa u hodhën edhe fishekzjarrë të shumtë.

Më pas mbrëmja vazhdoi me interpretimin e këngëve nga disa bende të njohura muzikore. /kp/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori