LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dorëzohet në Kumanovë

Prishtina dorëzohet në Kumanovë

Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Kumanovës si mysafire me rezultat 86:65

Prishtina vetëm në pjesën e parë ishte e barabartë, pasi në pjesë e dytë u dorëzua plotësisht.


Çereku i parë u mbyll me rezultat me rezultat 22:15, ndërsa në çerekun  dytë Prishtina ishe më e mirë ku fitoi 14:20.

Ky ishte çereku i vetëm i fituar nga Prishtina.

Në çerekun e tretë maqedonasit e bën dallimin, ku fituan 30:15.

Rezultati pas katër çerekësh ishte 86:65.

Më të mirët në parket për Prishtinën ishin Rhett me 21 pikë, Hinds me 15 e Hajrizi me 14 pikë.

Te Kumanova shkëlqeu Kostoski me 29 pikë.

Prishtina tani ka dy fitore dhe tri humbje duke mbajtur pozitën e fundit në grup. /Telegrafi/